Koleksioni i ri i Kiara Titos ka marrë gjithë vëmendjen e publikut tashmë dhe mes gjithë dashamirësve që kanë mbështetur moderatoren, shumë lajme kanë qarkulluar mbi këtë brand të ri, sidomos nga personazhe publikë.
Që nga zërat për kopjim koleksioni e deri te ironitë lidhur me modelet, kësaj linje i është bashkuar edhe gazetari Bled Mane, që mesa duket nuk i del inati me Kiara Titon.
Së fundmi, ish banori i BBV ka postuar në Instagramin e tij një foto të një personi totalisht të zhveshur, ku shkruan:
“Të dashur miq, më në fund nxorra dhe unë linjën e re të brekëve: Bledi Mane Underwear Unisex”
Gjithashtu, ai ka vendosur në lokacionin e postimit të tij Lushnjën, qytetin prej nga vjen moderatorja Kiara Tito.
Kiara Tito ka vendosur të mos bëjë asnjë reagim lidhur me këtë, ashtu sikurse nuk ka reaguar as me personazhet e tjerë publikë dhe zërat që qarkullojnë për koleksionin e saj të ri.
E vetmja deklaratë e moderatores, ka qenë ajo për Top-Channel, ku sqaroi se lajmet mbi hedhjen në gjyq të brandit të saj, janë të pavërteta dhe se ajo nuk është kontaktuar nga asnjë brand shqiptar apo i huaj me akuzën e vjedhjes ose kopjimit të koleksionit. Gjithashtu, Kiara theksoi se nuk bëhet fjalë për asnjë kopje, pasi çdo model është stiluar dhe dizejnuar enkas për koleksionin e saj.
Duket se Kiara Tito ka marrë gjithë forcën që i duhet, duke çuar përpara gjithë projektet e saj të cilën e kanë kthyer në një ndër personazhet më të ndjekur të vitit, pa u marrë aspak me zërat që qarkullojnë për të!