Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptarë, e padyshim një prej personazheve më të ndjekur në rrjete sociale.
Me plot 1 milionë ndjekës, Arbana ndan në Instagramin e saj momente nga përditshmëria e saj, përpos projekteve profesionale. Megjithatë, kur vjen puna te fëmijët, moderatorja nuk pëlqen të jetë shumë e ekspozuar, duke mos postuar foto të fëmijëve të saj, e sidomos vajzës së saj, Zoit.
Arbana kujdeset që gjithmonë fotot e Zoit të mos jenë me fytyrë, ndërsa herë pas here nuk ka kursen pamje të vogëlushes. Këtë herë, Arbana ka zgjedhur që përmes një fotoje të Zoit, të tregojë dhe një të vërtetë për veten.
Sikurse duket në foto, Zoi i ka flokët të kapur duke u krijuar një bisht i vogël, për të cilin Arbana ka thënë “Kaq sa Zoi e kam dhe unë bishtin e flokëve të mi natyralë për momentin” – duke treguar që flokët për momentin i ka artificialë.