Një ndër konkurentet më pak të preferuara që për pasojë rezultoi dhe në eleminimin e saj këtë mbrëmje të dytë të DWTS, ishte ai i Sara Karaj, i cili nuk u prit mirë nga juria.
“Pate siklet gjatë gjithë kohës me fustanin, aq sa u sikletosa dhe unë. Të pengoi gjatë hapave. Edhe lëvizjet e këmbës që kishe 4 herë, i le fare” – u shpreh Olta.
Nga ana tjetër, sapo i erdhi radh e fjalës Iliri nuk ngurroi të shprehë vlerësimin e tij për Olta Gixharin.
“Nuk mund të mos shpreh habinë që sapo zbulova një gjeni të koreografisë që për 30sekonda memorizon hapat kaq bukur sa Olta Gixhari. Duhet një shkallë e lartë gjenialiteti për këtë. Të komplimentoj” – është shprehur Iliri, ndërsa Olta iu kthye duke i thënë:
“Po kam qenë kërcimtare ore, më provoni. Faleminderit por edhe të rrish pranë teje zoti Ilir, nuk është gjë e lehtë. Memorizohen hapat vet” – ia ka kthyer Olta me batutë.