Ditën e djeshme u bë viral një postim i Luiz Ejllit në Instagram, të cilin më pas e hoqi ku thoshte se do postonte vetëm për ish-banorët e BBV tashmë. Sigurisht, komentet ishin të shumta e një ndër to, dhe një koment lidhur me Efin të cilit këngëtari nuk nguroi t’i kthente përgjigje menjëherë, duke treguar se nuk ka harruar të merret me Efin, por thjesht e ka lënë për një kohë tjetër. E me sa duket koha erdhi, me këtë koment!
Gjatë kohës që Luizi bënte këto deklarata, Efi postonte në Instastory editime të momenteve të saj në BBV, teksa ishte duke qarë, gjë që u mor si përgjigje kundrejt komenteve të Luizit.
E duket se, pas këtij momenti dobësie, Efi vendosi të vijë me një reagim direkt lidhur me situatën. Përmes një video të postuar në Instastory, ajo shprehet se është lodhur me situatat e BB, dhe se ka shumë gjëra për t’u marrë me jetën e saj tashmë dhe nuk ka kohë më e as nerva për çështjen “Luiz”.
“Më hiqni lirshëm. Kam hallet e mia, kam shumë gjëra në kokën time, po vazhdoj jetën time sa kjo histori vetëm po më hap barkun.” – ka thënë ish-banorja e BBV.