“Më lejo të frymoj, të rimarr veten e të vazhdoj të jetoj, se e meritoj…”, kanë qenë disa nga fjalët e Arbenita Ismajlit pas “konferencës për shtyp” të Feros në BBVK, ku si i ftuar special u intervistua nga banorët.
Ish-reperi ndër të tjera foli edhe lidhur me ish partneren e tij, Arbenita Ismajli dhe kujdestarinë e vajzës së tyre, një temë kjo që prej disa muajsh është në qendër të vëmendjes.
Fero tregoi se vajza tani po qëndron me Arbenitën, për të cilën gëzon respekt e po ashtu mendon se rikthimi me të do ishte më e mira për vajzën e tyre.
Mirëpo, gjithë deklaratat e Feros i ka hedhur poshtë Arbenita, e cila shprehet se Fero gënjeu në intervistë, se vajza e tyre po qëndron me ish reperin aktualisht, e se ai vazhdimisht i bën presion Arbenitës dhe familjes së saj.
Modelja e përmbyll reagimin në rrjete sociale me një kërkesë për Feron, ku i kërkon ta lërë të jetojë e qetë e të marrë veten nga trauma që i ka shkaktuar ish-reperi.