Finalistja e BBV1, Beniada Nishani, ka qenë e ftuar sot në “Top Arena”, ku ka dhënë edhe një intervistë për Alesia Bamin duke iu përgjigjur pyetjeve të saj.
Një ndër to ishte dhe pyetja lidhur me preferencat e Beniadës për meshkujt.
“A është e vërtetë që nuk të pëlqejnë burrat që flasin për sport në panele televizive?” – ishte pyetja e Alesias.
“Mua më pëlqejnë shumë burrat sportivë, që merren me sport, që mbahen, kanë kujdes për veten, kanë një super trup dhe po, më pëlqejnë. Më mirë një sportist, se sa një që ha gjithmonë groshë” – është shprehur modelja.
Kujtojmë se Beniada ka qenë në një lidhje me ish futbollistin Blert Hajdari, vëllain e Arbër Hajdarit – një romancë që zgjati jo shumë gjatë, pasi çifti i dha fund lidhjes vitin që lamë pas.