Captial T është një nga reperët që ka preferuar që jeta e tij private të jetë larg syve të publikut, dhe deri diku mund të themi se ia ka dalë.
Themi deri diku – pasi prej kohësh reperi flitet se është në një lidhje me modelen Adrola Dushi, edhe pse vet dyshja nuk e pranoi kurrë këtë.
Së fundmi në një intervistë, Capital T më në fund ka pranuar që është në një lidhje dashurie prej kohësh, të cilën ai e konsideron “më e bukura në botë” , duke u shprehur se partnerja e tij e bën të ndihet i bekuar dhe i kënaqur, pa e zbuluar emrin e partneres së tij.
Gjithashtu, reperi shtoi se ajo është gjithë kohën pranë tij nëpër koncerte, duke e mbështetur dhe gjejeni pak se kush ka qenë te koncerti i Capital T mbrëmë në një nga clubet e Prishtinës?! Adrola Dushi!!!
Modelja ka ndarë foto në Instagramin e saj, teksa po kalonte kohë me mikeshat e saj në të njëjtin vend ku Capital T performonte.
Epo, besojmë se Capital T foli shumë qartë dhe Adrola po ashtu! 😉