Pas shumë kohësh, më në fund erdhi koha që Bora dhe Donaldi të nisin xhirimet e “5 herë jo”. Filmi do të shfaqet në kinema në muajin dhjetor, teksa çifti ka treguar se do të jetë si një ‘reality’, pasi do të sjellë për publikun, historinë e tyre të dashurisë.
Komedia romantike do të ketë aktorë kryesorë Bora Zemanin dhe Donald Veshaj, teksa është zbuluar dhe pjesëmarrja e Semi Jaupaj në film.
E mes këtyre detajeve që dimë deri më tani, Bora dhe Donaldi zbuluar se sot ishte dita e parë e xhirimeve të projektit të tyre të ri. Përmes një postimi në llogarinë e Instagramit të dedikuar filmit, ata kanë shfaqur momente nga dita e parë e xhirimeve.
“Dita e parë e xhirimeve ishte plot emocione pasi më në fund thamë për herë të parë – Aksion!” – shkruajnë ata në postimin e hedhur në Instagram.
Tani me zor po presim detaje të reja dhe të shohim kastin e filmit, teksa xhirimet vazhdojnë! 🙂