Ndonëse prej kohësh flitet për një lidhje mes tyre, Dea Mishel dhe Krist Aliaj nuk e konfirmuan asnjëherë, mirëpo ditëlindja e Kristit ndryshoi “rrjedhën” e ngjarjes.
Pasi, në rrjet qarkulluan fotot e ditëlindjes së Kristit, ku e pranishme ishte familja e tij, Dea Mishel dhe shoqja e ngushtë e Deas, ish banorja e BBV vendosi t’i dedikojë një postim Kristit, me momente nga ditëlindja e tij, momente të tyre së bashku nga shtëpia e BBV, si dhe foto me motrën e Kristit, Gala Dragot.
“Fundjava e ditëlindjes së Kristit ishte thjesht një mezash (nga Kristi për Dean) “të shtunën dita në varkë në palasë” dhe stres nga fakti që Kristi nuk kishte asnjë detaj, asnjë organizim, por u kënaqëm. Videon e fundit e futa këtu se më ka bërë për të qarë kur e kam parë dhe doja një arsye që t’a postoja. E lumtur që të kam njohur në mënyrën më të çuditshme. Je gazmor. Gëzuar ditëlindjen” – ka shkruar Dea Mishel në postimin dedikuar Kristit, ku ai i ka komentuar një emoji zemre të kuqe, shoqëruar me shkrimin “ekipi më i mirë”
Me sa duket, pak nga pak Kristi dhe Dea Mishel kanë vendosur të tregojnë atë që shumëkush ka dyshuar- një lidhje të mundshme mes tyre. E nëse sërish, do t’a mohojnë, pse pikërisht ky postim urimi ditëlindjeje, erdhi 2 ditë pas ditëlindjes së Kristit, pasi u bënë publike fotot e ditëlindjes së tij së bashku me Dean dhe familjen?!