Jonida Vokshi duket se e kishte bezdi të tregonte portretin e djalit të saj, Ian. Por sot moderatorja e Big Brother Vip Kosova na ka prezantuar me pjesëtarin më të vogël të familjes Krapi.
Dhe më në fund, Jonida ka ndarë me ndjekësit portretin e Ianit të vogël që duket se ka një ngjashmëri shumë të madhe me motrën e tij të madhe, Emi. “Ju prezantoj me këtë bukuroshin”, shkruan Jonida duke e cilësuar këtë foto si më të bukurën që ka publikuar deri tani në rrjetet sociale.
Jonida Vokshi është duke shijuar momentalisht reality show Big Brother por shumë shpejt atë do ta shohim edhe si pjesë të serialeve apo filmave të ndryshëm që ajo ka xhiruar.