Prej kohësh Adrola Dushi e Capital thuhet se janë në një lidhje dhe jo më kot, pasi shumë herë janë kapur “mat” së bashku. Edhe pse asnjëherë nuk e kanë pranuar publikisht që janë në një lidhje, pak ditë më parë reperi dha një intervistë, ku tregoi se është lumturisht i dashuruar, me fat dhe i bekuar. Ai tregoi se partnerja e tij është gjithë kohën me të dhe sidomos në koncertin e tij, ajo do të ishte gjithë kohën pranë tij.
Dhe gjejeni pak, kush ishte dje gjatë gjithë ditës me Capitalin si mbështetësja e tij më e madhe? Sigurisht që Adrola Dushi. Këtë e ka treguar vet Adrola përmes videove që ka postuar dje në Instagramin e saj, gjatë provave të fundit para koncertit.
Si të mos mjaftonte kjo, gazetari Andi Vrapi ka postuar në Instastory mbrëmë gjatë koncertit, një foto pranë Adrolës, ku shkruan “e zonja e shtëpisë”, të cilën modelja e ka ripostuar në Instagramin e saj, duke e konfirmuar kështu përfundimisht romancën me reperin.