Luizi dhe Kiara më në fund kanë vendosur të shkëputen për disa ditë pushime vetëm për vetëm me njëri-tjetrin. Edhe pse gjatë qëndrimit në BBV ata flisnin për Maldivet, pas daljes angazhimet dhe projektet e shumta nuk i lejuan të merrnin veten pas eksperiencës gati 5 mujore në BBV.
E tani, me sa duket momenti i tyre erdhi. Gjatë një “live” në Instagram, Luizi ka treguar se më datë 12 do të nisë më në fund pushimet me Kiarën, për katër ditë.
Ndërsa, të gjithë kujtuan se çifti do të shkonte për pushime në ishujt Maldive, Luizi ka treguar se destinacioni i tyre në fakt do të jetë Bodrumi, në Turqi, një tjetër udhëtim që iu është dhuruar brenda shtëpisë së BBV nga një agjenci turistike.
Me sa duket, pushimet e çiftit do të jenë fare të shkurtra, pasi Luizit do i duhet t’i kthehet koncerteve të tij e Kiara projekteve të saj, kështu që Maldivet do presin edhe ca kohë. 🙂