Një nga çiftet e huaja më te dashura në vendin tonë, por jo vetëm, është ai i Elizabeth Gutierrez dhe William Levy.
Prej kohësh, nëpër mediat e huaja flitej për një ndarje të çiftit, e mesa duket pas disa kohësh, ata e kanë rigjetur sërish rrugën për te njëri-tjetri.
Së fundmi, Elizabeth (a.k.a Analia) ka publikuar disa foto në rrjetet e saj sociale krah William dhe fëmijëve të tyre dhe duken më të lumtur se kurrë dhe më të dashuruar se kurrë, ku nuk kanë kursyer as dedikimet për njëri-tjetrin.
Një familje perfekte për revista!! :’) ❤️