Efi Dhedhes ka qenë sot e ftuar në “Shqipëria Live”. Ajo u shpreh se nuk dëshiron të japë asnjë intervistë në media, por ka pranuar të jetë pjesë e “Shqipëria Live”, për hir të miqësisë me moderatorët e emisionit.
Ndërkaq, Efi ka treguar se nuk dëshiron të flitet më shumë për tema që ajo i quan të mbyllura, siç është BBV dhe gjithë zhurma pas përfundimit të tij.
E megjithatë Efi nuk i ka shpëtuar disa pyetjeve të moderatorëve. E pyetur për projektin më të ri të produksionit të “Top-Channel”, filmit “Në kuadër të dashurisë”, ajo ka treguar se edhe asaj i është bërë një ofertë për të marrë pjesë në film, por nuk e kishte pranuar pasi roli ishte episodik.
Ajo shtoi se patjetër do të bëhej pjesë e filmit, nëse do i ishte ofruar një rol kryesor, krah Luizit dhe Oltës dhe e pyetur nëse do ndihej në siklet prej situatës me Luizin, ajo ka thënë:
“Aspak, është punë dhe patjetër që do e bëja. Mendoj që mund t’a përballoj një rol kryesor. Megjithatë, i uroj shumë suksese të dyve për këtë film.” – duke lënë të kuptohej që ka pritur t’i bëhej ofertë për rol kryesor.