Reagimi i ish partneres së Mevlanit, Livia Brunga, ‘ndezi’ rrjetin mbrëmjen e së hënës kur Mevlani mësoi përmes një surprize në BBVK nga partnerja e tij se do të bëhet baba.
Livia tregoi se Mevlani ka folur me të dhe i ka thënë se e donte deri natën që u bë pjesë e BBVK e madje i ka shkuar edhe në shtëpi për ta kërkuar, ndërsa nga ana tjetër partnerja e tij deklaroi se prej 1viti ata ishin në një lidhje e ajo është 2muajshe shtatzënë.
Deklarata e Livia krijoi shumë zhurmë në rrjet e ndërsa së fundmi, partnerja e Mevlanit ka reaguar duke e injoruar tërësisht, ndërsa theksoi edhe një herë dashurinë për Mevlanin.
Sërish, Livia ka reaguar në rrjete sociale ku ka treguar se është shokuar nga surpriza, ndërsa ka dhënë edhe një mesazh për vajzat.