Me sa duket, edhe Luiz Ejlli ka nisur me “operacionin fshesa” në Instagramin e tij. Pasi hoqi Ronaldo Sharkën nga Instagrami, radha i erdhi edhe Krist Dragot. “Me shokët” – tha Luizi për Kristin në një koment.
Mirëpo, ndonëse Luizi e kishte hequr Kristin nga lista e njerëzve që ndjek, ky i fundit ende e ndiqte ata në Instagram.
Vetëm pak më parë, Kristi vendosi të thotë fjalën e tij, edhe pse pa folur, duke e hequr edhe ai nga Instagrami Luiz Ejllin, ndërsa nuk ka asnjë reagim tjetër nga ana e asnjërit. Nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre, por fakt është që tashmë dy finalistët e BBV, nuk kanë më komunikim me njëri-tjetrin.