Bernardi bëri mbrëmjen e djeshme një rrëfim tronditës duke zbuluar se është ab*zuar seksualisht në moshën 10-vjeçare.
Në linjën e jetës, ai tregon se ka qenë fare i vogël, kur fqinji e ka marrë dhe e ka futur në dhomën e gjumit duke ab*zuar. Ai thotë se gjithmonë e ka ndjerë veten të bullizuar, e megjithatë gjithnjë e ka pasur mbështetjen e familjes.
“Tek prindërit kam gjetur gjithmonë paqe. E kam dënuar veten aq shumë sa nuk e di ta shpreh, kisha frikë të shkoja në shkollë, të kthehesha në shtëpi vetëm. Erdhi adoleshenca dhe kisha të dashurën time të parë. Unë po bëja atë që prindërit kanë pritur prej meje. Një ditë të bukur me suportin e familjes vendosa të emigroja në Angli.
Erdha në një pikë që as jetën nuk e doja më. Tentova të prisja damarët. Atje njoha ish gruan time e cila më nxori nga ferri, më pranoi siç isha. Filloi të jetonim bashkë”, tregoi Bernardi.
Më pas erdhi edhe momenti, kur në moshën 37 vjeçare thotë se kuptoi që ishte një mashkull homoseksual.
“Unë njoha Enam, më solli gëzim, më shtoi lumturinë dhe që e dua shumë. Një gjë është e sigurt, ai që të do të do ashtu si je”, tha ai për partnerin.
Gjatë rrëfimit u shfaqën edhe foto të tyre bashkë.