Komedia romantike “5 herë jo”, ka nisur të marrë gjithë vëmendjen e rrjetit. Filmi do të shfaqet në kinema në muajin dhjetor dhe protagonistë do të jenë Bora Zemani dhe Donald Veshaj. Në film do të tregohet historia e tyre, për të cilën çifti ka thënë se do t’i përngjajë shumë një “reality”.
Ndërsa për momentin dimë shumë pak rreth filmit, pak nga pak detaje të reja kanë nisur të dalin në ‘dritë’. Deri tani, ajo çfarë kemi parë kanë copëza nga mbledhjet e stafit, pas të cilave vet çifti ka treguar që skenari do të jetë pika e tyre e fortë, që do e bëjë filmin të jashtëzakonshëm. Gjithashtu dimë që këngëtarja Semi Jaupaj, mikesha e ngushtë e Borës do të jetë pjesë e kastit të filmit.
Ndërsa sot vëllai i Donaldit, Romeo Veshaj, ka shkuar për vizitë në shesh-xhirim. Në fotot që ai ka postuar në Instastory, ka treguar se një pjesë e xhirimeve do të zhvillon në natyrë, në mal. “I gjeta mes malesh” – ka shkruar ai në një foto me Bora Zemanin, të cilën e ka shoqëruar me një emoji zane dhe një zemër.
Me zor presim të zbulojmë detaje të reja rreth filmit që pritet të jetë shumë i suksesshëm.