Enca Haxhia u arrestua një javë më parë nga Policia e Tiranës, pasi iu gjetën në banesën e saj në Lundër, 5 vazo me kanabis.
Pas dëshmisë së saj, se kanabisi ishte për përdorim personal, dy ditë më pas Enca u la e lirë me “Detyrim paraqitje”.
Pas, një pushimi disa ditor nga rrjetet sociale për të marrë veten, Enca është rikthyer sot te ndjekësit e saj, të cilët i ka falenderuar për mbështetjen.
Nga ana tjetër, ajo nuk ka hezituar të ironizojë edhe policinë me operacionin “Balcony”. Me anë të një fotoje në jug me bikini, ku i duken format trupore, Enca shkruan: “Ata (policia) kanë qenë duke studiuar ballkonin tim”
Një paralelizëm komik, mund të themi! 😉