Luiz Ejlli dhe Kiara Tito po jetojnë ditët e tyre më të bukura dhe duken më të lumtur se kurrë në krahët e njëri-tjetrit.
Së fundi, çifti ka udhëtuar drejt Milanos dhe vendi i tyre i qëndrimit është pikërisht pranë “Duomo di Milano”, me një pamje fantastike, që mesa duket Kiara po e shijon shumë.
Por, edhe më shumë po shijon Luizi pamjen e tij, gjë që e ka ndarë në Instastory, duke i dedikuar fjalët më të ëmbla moderatores. Me këngën në sfond “Vivo per lei” (jetoj për të), Luizi shkruan për Kiarën “Ndërkohë që Kiara shikon Duomon, unë shijoj pamjen më të bukur në botë sapo hap sytë.”