Humbja e telefonit për çdo njërin prej nesh është një ng gjërat më të këqija që mund të na ndodhë këto ditë, kështu që e kuptojmë shumë mirë mërzitjen e Luana Vjollcës.
Në një instastory, moderatorja njofton se i ka humbur telefoni teksa ndodhet me pushime në Amerikë.
“Humba telefonin tim dje në mbrëmje dhe më vjen të qaj gjithë ditën. Kisha gjithçka në këtë telefon”, shkruan ajo teksa shton se i mungon celulari i saj.
Ajo ka ndarë edhe një foto tjetër, ku thotë se këto janë të vetmet foto që ka nga New York, pasi gjithë të tjerat i ka në celularin që i humbi.