Xhensila Myrtezaj ka nisur pushimet me dy fëmijët e saj, Ajkën dhe Amenin ku nuk kanë munguar as momentet e ëmbla e plot dashuri që këngëtarja ka ndarë në rrjetet e saj sociale.
Mirëpo, një moment epik është ai që po bën xhiron e rrjetit teksa nënë e bijë hidhen në pishinë, ndërsa menjëherë Xhensila çohet dhe kërkon Ajkën e trembur.
“Me zemër të ngrirë”- shkruan Xhensila në postimin e saj në Instastory dhe po – është një mam tipike që sheh dhe kontrollon ku u ‘zhdukën’ fëmijët çdo sekondë që nuk i ka para syve, sidomos në plazh dhe pishina. 🙂