Një darkë është organizuar sot në BBV për banorët që janë në nominim – Eglën, Ilnisën, Heidin, Ledjonën dhe Jetmirin.
Gjatë një bisede me banorët, Ilnisa është shprehur më shumë sa i përket raportit me Meritonin dhe jetës jashtë.
Ajo ka treguar se jashtë prej kohësh mendonte se nuk do të rigjente kurrë dashurinë dhe se do të ngelej e vetme, ndërsa duket se Meritoni ia ka ndryshuar tërësisht këtë qasje ndaj jetës së saj.
Gjithashtu, gazetarja ka treguar se prej 10vitesh ajo nuk ndante shtratin me një burrë. “Më terrorizonte ideja e të pasurit një raport intensiv” – është shprehur Ilnisa ndër të tjera.