Pas shumë dyshimesh që qarkulluan për ditë me rradhë, mbrëmjen e djeshme Top Channel shoi zërat përsa i përket moderimit të sezonit të tretë të “Big Brother VIP”.
Në promon e publikuar, shihej Ledion Liço si pjesë e klipit e kjo mjaftoi për të konfirmuar pjesmarrjen e tij në BBV.
Sakaq, shumica e ndjekësve kanë shpërthyer në komente tek shpreheshin se Arbana Osmani duhet të jetë sërish në prezantim të ‘reality show-t”.
Një prej tyre kishte shkruar: “Mos mungo se si dasma pa nuse Big-u pa ty“, tek kishte bërë tag moderatoren.
Ndërsa kjo e fundit i kishte kthyer përgjigje duke përdorur këto dy ikona e duke na bërë neve akoma më konfuzë nëse ajo do të mungojë apo jo në të vërtetë në këtë sezon të tretë, e nga ana tjetër edhe në lajmin e publikuar nga “Top Albania Radio”, është shkruar vetëm në lidhje me datën e fillimit të spektaklit dhe jo lidhur me Ledionin si moderator – detaje këto që sërish kanë hedhur “hije dyshimi” në rrjet.