Fituesi i “BB Albania 6”, Anaid Kaloti, tashmë një komentues i rregullt i BBV, ka qenë i ftuar sot në “Wake Up” për të folur lidhur me banorët e mbetur në lojë.
Anaidi shprehet se do të donte që fitues i këtij edicioni të jetë Meritoni, ndërsa shprehet se nëse do ta fitonte Romeo, do të ishte traumë për shoqërinë tonë.
Ai nuk është kursyer edhe në komentet pozitive kundrejt Eglës, Françeskës dhe Julit, ndërsa ka folur edhe për dy çiftet Romeo-Heidi dhe Ilnisa-Meriton.