Java e dytë e BBV3 ka nisur me një zarf të zi, i cili përjashtoi ish-futbollistin Klodian Duro, për shkak të deklaratave të tij për dhunën që ka përdorur ndaj ish-bashkëshortes së tij, duke cënuar kështu integritetin dhe normat e shoqërisë me deklaratat e tij.
Pas përjashtimit të Klodianit, banorët kanë nisur diskutimin dhe sipas Meritonit, përjashtimi i ish-futbollistit ka ardhur dhe si pasojë e provokimeve të Rozës.
Meritoni i thotë Rozës që nuk duhet ta pyeste për asgjë lidhur me situatën që ka kaluar, ndërsa Roza tregon që nuk i ka bërë asnjë pyetje lidhur me këtë temë, por patjetër që në një moment të caktuar do e pyeste.