Ilnisa Agolli la shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” disa ditë më parë, pas një nominimi të fortë përballë Egla Cenos dhe partnerit të saj, Meriton Mjekiqit.
Ndërsa sot, Ilnisa ka bërë një postim në Instagram për partnerin e saj Meritonin, teksa ai fliste me Riken për Ilnisën dhe se sa shumë i mungon ajo në shtëpi.
Teksa shihet duke e puthur Meritonin nga ekrani i televizorit, Ilnisa shpreh mallin dhe dashurinë për të.
“Më mungon Meriton. Të dua”, shkruan Ilnisa.