Konkurrenti i BBVA, Meriton Mjekiqi feston sot ditëlindjen e tij të 29-të.
Pavarësisht se ndodhet ende brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pa mundësinë të kremtojë si zakonisht me miqtë dhe familjarët jashtë, dhe urimet e shumta për të s’kanë munguar.
Një nga urimet më të veçanta erdhi nga e dashura e tij, gazetarja Ilnisa Agolli, me të cilën u njoh gjatë qëndrimit të tyre të përbashkët në shtëpinë e BBVA.
“Gëzuar ditëlindjen Meritoni im. Je arsyeja e fitores time”, shkroi ajo në një shkrim të publikuar në InstaStory.
