Ndonëse prej një muaji tashmë, Sara Gjordeni është larguar nga BBV, ajo ka qenë aktive me komentimin e situatave që po ndodhin në shtëpi.
Së fundmi, lidhur me BBV3 ish banorja ka folur edhe në një “Big Brother Radio”, ku ka treguar ndër të tjera edhe arsyen pse nuk po e mbështet më Meritonin.
Sipas Sarës, arsyeja është miqësia e tij me Françeskën e cila ishte ajo që pati konfrontimin fizik me Sarën, prej nga kjo e fundit u largua me zarf të zi dhe pas kësaj, ‘amaneti’ i Bardhi para se të largohej një javë më vonë ishte të nxirrte Françeskën jashtë.
Megjithatë, në një video që po qarkullon në rrjet të Meritonit i cili ofendoi banorët pas një debati me ta, Sara ka komentuar gjatë në mbrojtje të banorit.
“Ja u q**sha familjen” – ishte fjalia e Meritonit që bëri xhiron e rrjetit, ndërsa Sara ka komentuar kështu.