Historia e Keisi Medinit dhe Krist Aliajt duket se vazhdon të përflitet dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”. Teksa të dy nisën dhe përfunduan diçka po brenda shtëpisë, një bisedë e fundit para kamerave është bërë dhe jashtë.
Të dy janë në programin “Kepi i Vipave” dhe kanë folur duke e mbyllur njëherë e mirë këtë histori. Kristi tha se nuk mbeti më asgjë mes tyre, duke mos pasur mundësi as për një shans të fundit.
“Nuk kisha më asgjë. As “feeling”, tani mos bëj sikur unë po të refuzoj, se nuk është kontekst refuzimi. Nuk ishim për njëri-tjetrin. Nuk kishim shans”, i ka thënë Kristi Keisit.
Kjo e fundit u shpreh e zhgënjyer nga ai dhe nga sjellja që kishte pasi përfundoi rrugëtimin.