Olta Gixhari është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka postuar në Instagram dy foto nga materniteti, ku shihet me djalin e saj të parë, Amarin dhe me të porsalindurin.
Bebushi erdhi në jetë sot (më datë 13/06/2024). Olta dha lajmin e bukur disa muaj më parë, në finalen e “Dancing with the stars”. Më pas, përmes një feste, tregoi gjininë e bebushit, duke treguar se ishte në pritje të një djali, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar ende.