Që prej kohës që Elon Musk ka marrë nën pronësi Twitter, aplikacioni është përballur me miliona kritika në mbarë botën, pasi thuajse gjithçka është kthyer me pagesë në Twitter, duke bërë që shumë prej përdoruesve të braktisin platformën duke mbyllur llogaritë e tyre.
Sigurisht, një tjetër aplikacion do të “përfitojë” nga kjo dhe këtë herë duket se situata është në favor të Instagramit, i cili menjëherë ka lançuar aplikacionin më të ri si shtesë e aplikacionit aktual Instagram.
Aplikacioni i quajtur “Threads” do të mbledhë gjithë komunitetin e Instagramit, ku përdoruesit do të kenë mundësi të diskutojnë për gjithçka që dëshirojnë nëpërmjet një hapësire e ngjashme me atë që njohim si “statuse”.
Çdokush do të jetë në gjendje të flasë për temat që i interesojnë, të shpërndajë idetë e veta duke e sjellë komunikimin virtual më afër ‘reales’, me mendimet e çdo përdoruesi.
Platforma “Threads” do të jetë direkt e lidhur me Instagramit, duke e bërë më të thjeshtë për të gjithë që të mund të identifikohen nëpërmjet llogarive të Instagramit që kanë, duke ruajtur komunitetin ekzistues të secilit me ndjekësit që aktualisht kanë.
Kështu që, bëhuni gati për epokën e re të Instagramit dhe Threads! 🙂