“Love Island Albania” nisi transmetimin në televizionin “Klan” ditën e dielë. Nën drejtimin e Luana Vjollcës, në një vilë super luksoze kanë hyrë 10 konkurentët e parë, të cilët kanë formuar 5 çifte.
Programi nisi me shumë polemika, sidomos lidhur me “ishullorët” (konkurentët). Rrjeti u shpreh se vajzat dhe djemtë që iu bashkuan programit, ishin tepër të ekzagjeruar në forma e në sjellje, dhe se nuk do të përcillnin asnjë vlerë të shtuar në programacionet e televizioneve shqiptare.
E megjithatë, me gjithë polemikat që pati nisja e këtij spekatakli, në dy ditë ai arrit plot 1milionë klikime, gje që e ka treguar Luana përmes një Instastory.
Ndërsa në ditën e tretë të transmetimit, ka arritur të grumbullojë plot 1milionë e 600mijë klikime, ka bërë me dije telvizioni “Klan”, duke shënuar kështu një sukses për programin.
Si po ju duket “Love Island Albania” deri tani?