Fifi ka qenë e ftuara e radhës në “S’e luan Topi” me Erjona Rusin, ku ndër të tjera Fifi ka treguar edhe për eksperiencën e saj në BBV1, që nuk i la aspak shije të mirë.
Fifi ka treguar se kënga e saj “Diell” (që u kthye në këngën më virale të asaj kohe dhe vijon të jetë ndër më të pëlqyerat ende sot) i kujton BBV dhe gjithë çfarë ndodhi.
Këngëtarja ka treguar se në kohën që i ra të fikët, moment që u diskutua shumë në rrjet si i shtirur, ka qenë kulmi i Fifit në BBV1 dhe ku nuk përballonte dot më presionin që po i bëhej.
Gjithashtu, Fifi tregoi se asokohe gjithë banorët iu “sulën” pasi e shihnin si konkurenten më të fortë, për shkak të famës dhe pëlqimit të publikut për të, krahasuar me banorët e tjerë.
Këngëtarja gjithashtu tregoi se pasi i ra të fikët, e kanë çuar në dhomë ku i kanë dhënë ilaçe të merrte veten dhe se produksioni ka qenë në dijeni të “problemit” të saj, që nuk e kontrollonte dot veten dhe i binte të fikët kur presioni bëhej i papërballueshëm dhe se ia kishte treguar dhe psikologut këtë para se të hynte në BBV.
Nga ana tjetër Fifi mes lotësh ka treguar se i vjen keq që e nxorrën si personazh “bardh e zi” dhe iu dha zë vetëm anës së saj të keqe, kur sipas saj, i dha shumë ngjyra BBV duke qeshur, kënduar e kërcyer me banorët e tjerë.