Klea Huta është një nga moderatoret që komentohet gjerësisht nga mediat online si për pamjen e saj tërheqëse, ashtu edhe për lidhjen e saj me artistin Elgid Doda. Dasma e saj e cila u zhvillua këtë verë, u komentua dhe shpërnda masivisht në rrjet.
Por pavarësuisht angazhimeve të saj, Klea nuk harron komunikimin me ndjekësit, të ciolëve iu është drejtuar përmes një imazhi në rrjetet sociale duke i këshilluar që të mos e humbasin kohën e tyre për t’i bindur të tjerët për mirësinë e njeriut që ekziston brenda çdokujt.
“Ji një person i mirë, por kurrë mos humb kohë duke u përpjekur ta provosh këtë”, ka shkruajtur ajo.
Ajo çfarë ngre dyshime është fakti nëse Klea e ka thjesht një mesazh për të gjithë, apo dikush pranë saj e ka zhgënjyer.