Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit është një fushatë vjetore që synon të rrisë ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, të avokojë për zbulimin e hershëm dhe të mbledhë fonde për kërkime dhe shërbime mbështetëse në lidhje me kancerin e gjirit. Kjo zhvillohet çdo tetor.
Nita Latifi ka ndarë edhe një fotosesion për të shënuar këtë muaj duke ndarë edhe një mesazh të fuqishëm.
“Të festojmë me ato që fituan luftën, t’i kujtojmë ato që e humbën atë.. T’i japim shpresë atyre që po e luftojnë tani..Kryeni kontrollet për kancerin e gjirit, zbulimi i hershëm shpëton jetë”, ka shkruar ajo në video.
Më herët në BBV, këngëtarja ka folur edhe për sfidat e saj shëndetësore si dhe heqjen e një tumori nga gjiri.