Jona Spahiu prej kohësh e larguar nga ekrani, ka zhvilluar një ask në rrjete sociale ku i ka lënë mundësi ndjekësve të saj ta pyesin për gjëra që duan të dijnë rreth saj.
Një ndjekës i ka rikujtuar fillimet e karrierës së saj në Top Channel, ku i shkruan se ka qenë e preferuara e tij/saj në Top Select.
Jona ka publikuar një foto nga ajo periudhë dhe ka treguar se asokohe xhironin nga 3 emisione në ditë dhe se mezi priste të shihte Luanën e Marinën tek grimi, të cilat padiskutim kanë qenë ndër bukuroshet e ekranit më të suksesshmet asokohe, sukses i cili i përndjek edhe sot.
“Viti 2013, 20 vjeç, ashensori i Piramidës. Xhironim 3 emisione në ditë. Mezi prisja të shihja Marinën e Luanën te grimi ” – ka shkruar ndër të tjera ajo.