Mikela Pupa është një nga vajzat e ekranit më në qendër të vëmendjes ditët e fundit pas lajmit të shtatzënisë. Në pyetjet e shumta që ka marrë në rrjetet sociale, ndjekësit janë kuriozë edhe për tatuazhet.
Mikela ka disa tatuazhe, të realizuara nga partneri i saj dhe tashmë i ka bërë planet për të radhës. Një tatuazh që do të gdhendë në trupin e saj një simbol dashurie të pakufishme.
“Patjetër që po. Dhe një nga gjërat e para që do të bëj sapo të mundem pas lindjes është tatuazhi me kuptimin e emrit të bebushes.”
Mikela konfirmoi pak ditë më parë shtatzëninë përmes një feste ‘gender-reveal’, ku zbuloi se është në pritje të ëmbël të një vajze.