Ronaldo Sharka ditën e djeshme ka hapur me ndjekësit një “Ask me a question”, ku ndjekësit e tij e kanë pyetur kryesisht lidhur me personazhet e BBV.
Teksa nuk kanë munguar as ironitë e gazetarit, ai i është një për një pyetjeve të ndjekësve dhe sigurisht interesi më i madh ishte për raportet e tij me personazhet e BBV pas kamerave, me Efin, Luizin dhe Kiarën me të cilët ish-banori kishte një raport më të afërt brenda shtëpisë.
Kështu i pyetur për marrëdhënien me çiftin Luiz Kiara, Ronaldo ka thënë se pret që ti kërkojnë falje.
Ndërsa për sa i përket marrëdhënies me Efin, duket se komunikimi dhe miqësia e tyre vazhdon edhe jashtë, gjë që gazetari na e ka treguar përmes një fotoje të bisedës së fundit mes tyre.