Studimet thonë se është e vështirë të mbetesh mik me ish-partnerin. Megjithatë ka edhe raste kur me ex-in mund të ruash një miqësi shumë të mirë, edhe pse të rralla. Por ka disa personazhe publikë që me ex-at e tyre nuk mbetën shokë. Përkundrazi i edhe i kanë sulmuar hapur ata:
Dafina – Dj Geek
Po përfliten shumë në media madje edhe që herë pas here thumbojnë njëri-tjetrin me postime. Madje Duffye gjeti dhe zëvendësuesin e Dj Geek, i cili do ta shoqërojë nëpër koncerte.
Kiara – Butrinti
Butrinti u duk sikur ishte një nga mbështetësit e Kiarës kur ajo ishte në Big Brother, por me të dalë nga shtëpia Kiara ishte kategorike kur i përmendën emrin e këngëtarit dhe historinë e tyre e quajti të mbyllur.
Dafina – Ledri
Ndër rastet ku vërtetohet se miqësia pas ndarjes ekziston, rezultoi që në fakt nuk është. Këtë verë, historia e tyre e vjetër u kthye në vëmendjen e publikut dhe përfundoi në debatin më të komentuar të verës, duke përfshirë dhe bashkëshorten e Ledrit, Sara Hoxhën.
Blero dhe Afrona
Me debate e thumba duket se u mbyll edhe divorci mes Bleros dhe Afronës. Ata nuk janë miq me njëri-tjetrin, madje secili ka vijuar jetën e tij.
Donald – Trixa
Nuk bëhet fjalë për një miqësi mes tyre, për më tepër që moderatori është në një lidhje dashurie me moderatoren Bora Zemani. Edhe pse dikur Donaldi deklaroi se ishte Trixa ajo që donte, përfundimi i Big Brother vërtetoi tjetër gjë.
Ronela – Young Zerka
Edhe mes Ronelës dhe Zerkës duket se nuk ka mbetur më miqësi. Secili prej këngëtarëve vijon karrierën e tij solo.
Olsi – Egli
Një nga çiftet më të komentuar të kohëve të fundit, ndarja e të cilëve për muaj me radhë u komentua në rrjet. As nuk diskutohet që ish-çifti të kenë miqësi me njëri-tjetrin, gjë që është më se e qartë prej deklaratave të secilit dhe gjithë serive të këngëve të Olsit pas ndarjes nga Egli.
Këto janë vetëm disa nga çiftet, ndarjet e të cilëve kanë qenë shumë te bujshme, duke treguar që mes ish-ash nuk mund të ketë miqësi. Si mendoni ju?