Kohët e fundit është bërë shpesh kryefjalë e lajmeve rozë, po me natyrën e saj sportive, asnjëherë nuk është shqetësuar për titujt. Sapo doli nga “Big Brother”, atje ku nuk e gjeti veten dhe lojën që do të donte të luante, Dea Vieri është shumë e lumtur për atë përvojë dhe, mbi të gjitha, është e lumtur edhe për miqësitë që ka marrë me vete prej andej.
Miqësia me Ilnisën është një prej atyre gjërave që Dea e ka marrë me vete nga “Big Brother” që e vazhdon edhe jashtë.
E ftuar pasditen e djeshme në “S’e luan Topi”, Dea tregoi se çfarë mendon sot për Ilnisën.
“Unë dhe Ilnisa kemi ndarë gjithmonë momente me njëra-tjetrën, kemi qeshur bashkë, kemi kaluar mirë, kemi pasur edhe hatërmbetje, sepse e tillë është shtëpia e “Big Brother”. Kur ti qëndron për një kohë të gjatë, sheh shumë gjëra, të cilat nuk të pëlqejnë, krijon edhe hatërmbetje, por mendoj që pasi i gjithë cikli i “Big Brother” mbyllet, mendoj që mund të arrish të njohësh një njeri tjetër, jo kur është brenda dhe kur e ka mendjen te loja, por kur është një person normal në jetën normale.” – u shpreh ish banorja.