Pasi u tha se Efi Dhedhes dhe Mozzik nuk flasin më me njëri-tjetrin, ish-banorja e BBV2 ka sqaruar të vërtetën. Gjatë një interviste dje në ”Top Arena”, Efi u pyet nëse ky lajm është i vërtetë.
Ajo rrëfeu se këto lajme janë të pavërteta dhe sa i përket faktit që ata nuk ndiqen në Instagram, Efi tha se Mozzik mban vetëm vajzën e tij follow.
E pyetur nëse është penduar që ka marrë pjesë në klipin e tij, Efi tha:
“Jo, absolutisht jo, është super videoklip i bukur dhe mua më pëlqen shumë vetja aty. Kam treguar aftësi dhe për aktrimin.”