Aktorja Eva Alikaj ka ndarë mendimet e saj mbi përvojën në Big Brother VIP Albania 2 dhe incidentin me fituesin e këtij edicioni, Luiz Ejlli.
Gjatë një interviste të fundit, ajo foli hapur për tensionet që pati brenda shtëpisë, duke kujtuar se nuk pendohet për ato që ndodhën.
Kur gazetarja Erjona Rusi e pyeti nëse ka mbajtur kontakte me Luizin, Eva u përgjigj se jo, por theksoi se ndihet e vlerësuar nga mesazhet e mbështetësve të saj. Ajo rrëfeu se aventura e saj në shtëpinë e “Big Brother VIP” ishte e shkurtër, por e ndihmoi të largohej nga një periudhë e vështirë emocionale.
Alikaj pranoi se përballja me Luizin ishte e papritur dhe se nuk priste një reagim të ashpër prej tij, duke kujtuar veçanërisht një moment kur Luizi i tha se do ta linte “pa gjumë,” një deklaratë që e interpretoi si kërcënim. Sidoqoftë, ajo tha se nuk ndihet e penduar për atë që ndodhi, duke e mbyllur me një “mirë ia bëra, po hajt”.
“Jo! Më tha dikush “ti je dhe do mbetesh në zemrat tona, edhe kur bën ndonjë gabim”. Unë e kam kaluar. Për Bigun as im bir s’ka qenë dakord, kanë të drejtë, por… Nuk jam bërë pishman. Unë hyra, pavarësisht se isha gabim. Ishte periudha që më ndodhi me babin dhe doja të largohesha nga ajo gjendje. Nuk e mendoja (Luizi) të hakërrehej në atë mënyrë. Të thotë “do të lë pa gjumë”, ky ishte kërcënim. Mira ia bëra, po hajt“, -tha Eva.
Për aktoren, kjo eksperiencë ka kaluar tashmë, dhe ajo e sheh me qetësi përfshirjen në një format kaq intensiv si “Big Brother VIP.”