Debatet e së premtes në DWTS, kanë përfshirë gjithë rrjetin ku të gjithë kanë nisur tifozeritë dhe po mbrojnë personazhet e tyre të dashur publikë.
Lidhur me këtë, së fundmi Armaldo Kllogjeri ka reaguar përmes një story në Instagram, dhe jo për debatet e VIP-ave me njëri-tjetrin, por pikërisht për komentuesit.
“Debatet e artistëve jane si të politikanëve, zihen dhe prap sqarohen. Po popullin që shahen me njëri-tjetrin nëpër komente s’i marr vesh çfarë arrini? Apo prandaj janë debatet që të ketë populli për çfarë të zihet me njëri-tjetrin në komente.” – shkruan Maestro.
Si mendoni ju, ka të drejtë Maestro në reagimin e tij?