Çelja e biznesit të ri të Arbana Osmanit në Prishtinë ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve të Kosovës, por edhe të mediave. Në ambientin e mbushur përplot, nuk kanë munguar gazetarët që kanë dashur të marrin një deklaratë prej moderatores si për këtë arritje të re, por edhe për projektet e reja në ekran.
Në një deklaratë për “T7”, Arbana ka rikonfirmuar se televizioni vijon të mbetet pasioni i saj më i madh. E pyetur për “gojët e liga” që thonë se do të moderojë Big Brother VIP Kosova, moderatorja reagoi shpejt ndaj gazetares për këtë cilësim duke u shprehur se mund të jenë “të lumtura”. Ajo tha se nuk ka ende asgjë konkrete, por ndoshta mes rreshtave duket se diçka do të shohim. Megjithatë, presim sezonin e ri televiziv.
Arbana Osmani: Unë televizionin vazhdoj ta kem pasionin tim më të madh dhe dëshira për të qenë pjesë e ekranit, pjesë e familjeve shqiptare nuk më ka shteruar akoma.
-Po gojët e liga thonë se Arbanën do ta kemi për Big Brother në Kosovë.
Arbana Osmani: Po pse thua gojët e liga? Mund të jetë edhe gojët e lumtura.
-A është e vërtetë kjo?
Arbana Osmani: Unë nuk besoj që në qoftë se unë do të vij në Kosovë do të ishte një lajm i lig, përkundrazi do të ishte një gjë e bukur, por nuk kam absolutisht ende asgjë konkrete.
-Nëse do të ketë diçka konkrete, besoj se do të jesh me shumë kënaqësi edhe para audiencës në Kosovë.
Arbana Osmani: Me shumë kënaqësi do të jem në çdo rast përpara audiencës në Kosovë, qofsha në Shqipëri apo në Kosovë sepse e kemi këtë mirë që mediat i bashkojnë njerëzit, nuk i ndajnë kështu që kudo qofsha unë do të jem për të dyja, edhe për Shqipërinë, edhe për Kosovën.