Një lajm i papritur ka mbërritur sot në spektaklin e ‘Dancing With The Stars’. Balerina Erisa Govaci, ka pësuar një incident gjatë provave me Eni Shehun, duke u dëmtuar.
Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore Erisa duhet që të qëndrojë disa javë në shtëpi duke ndjekur udhëzimet e mjekëve. Për këtë arsye nuk do të jetë as pjesë e spektaklit të kërcimit.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë, Erisa e përlotur ka falenderuar produksionin për mbështetjen dhe u shpreh e mërzitur që e la Sardin vetëm në këtë rrugëtim që nisën së bashku.
Nga ana tjetër, Sardi gjithashtu është prekur shumë nga ky moment dhe i përlotur i ka dedikuar kërcimin e tij Erisës, e cila tashmë do të zëvendësohet nga balerina Ensa që dy javë më parë ndërpreu garën me Roerd Tocen, pasi ky i fundit nuk mund të vazhdonte konkurimin për shkak të arsyeve shëndetësore.