Ndonëse një hap para finales u eleminua, ajo ia doli të fitojë shumë zemra në publik me lojën, analizat e mbi të gjitha me batutat dhe humorin e treguar në ditët e fundit të qëndrimit të saj në shtëpinë e BBV3.
E kemi fjalën për Françeska Muratin, e cila ka lënë shtëpinë “Prime”-n e djeshëm. Të shumtë kanë qenë mbështetësit e saj, e një ndër to është edhe aktorja dhe ish-banorja e BBV1, Monika Lubonja.
Përmes një Instastory me foton e Françeskës gjatë mbrëmjes së djeshme, ajo shkroi: “Unë sot votoj Françeskën. E kam thënë me kohë që kjo vajzë të qetëson me buzëqeshjen e saj.”
