Jo më larg se dje Arbana Osmani bëri një premtim publik. Gjatë pushimeve të saj të radhës në Itali me Xhemin, duket se Arbana e teproi paksa me ushqimin që konsumoi dhe për këtë vendosi të bëjë një premtim para gjithë ndjekësve të saj.
“Mos më flisni me gojë nëse nuk e rifilloj palestrën nesër” – shkroi Arbana në një postim në Instastory.
Edhe pse Arbana dukej shumë e vendosur teksa bëri Instastory-n, e nesërmja erdhi shpejt, dhe gjejeni pak?! Sigurisht që Arbana nuk e mbajti premtimin.
Këtë na e konfirmoi vet mikesha e saj, Xhemi Shehu, e cila me një foto nga palestra tregoi që Arbana nuk kishte shkuar. “Provë e gjallë që palestra fillohet edhe të mërkurën… apo jo Arbana?!” – shkruan Xhemi në postimin e saj.
Postimit të Xhemit, moderatorja i është përgjigjur duke e ripostuar, teksa shkruan me humor “Sot e fillova dhe unë”
Epo, e dini vet ju tani, Arbanës nuk i flasim më! :p