Ardhja e stinës së verës por tashmë edhe pjesa tjetër e vitit është një presion i fortë për artistët që të nxjerrin këngë të reja. Ritmi i tregut ka ndryshuar dhe kërkohen vazhdimisht këngë të reja, ndryshe nga numri më i paktë i tyre në vitet e shkuara.
Shpesh kemi dëgjuar publikun të thotë se “çdo këngë po tingëllon njësoj”, por ka artistë që përpiqen mos të bëhen pjesë e kësaj shprehjeje. Ronela Hajati u ka kërkuar fansave të mos e presionojnë për këngët e reja. Këngëtarja shkruan se ka anuluar 20 të tilla pasi asnjëra nuk po kënaq pritshmëritë e saj.
“Ju lutem, mos më presiononi për lançimin e këngëve të reja. Kam anuluar mbi 20 demo që kam afërsisht të përfunduara vetëm se mendjes time i duket sikur kohët e fundit nuk po del asnjë këngë e hajrit. Duhet frymë e re! Rifillim Ronela, rifillim!” – shkruan Ronela në Instastory.