Françeska Murati, e njohur për prezencën e saj në BBV3, ka qenë në qendër të vëmendjes në Instagram këtë të diel. Ajo ka përdorur këtë mundësi për të komunikuar me ndjekësit e saj dhe për t’u përgjigjur disa pyetjeve të tyre.
Një nga komentet që ka tërhequr vëmendje ishte ai i një ndjekësi që i kërkonte Françeskës të qëndronte e natyrshme dhe pa përdorur procedura estetike të tilla si Botox, qerpikë falso ose fillerë. Ky ndjekës shprehte shqetësimin se shumë persona janë transformuar në mënyrë që nuk i pëlqen.
Në përgjigjen e saj, Françeska e ka mbrojtur fort vendimin për të ruajtur pamjen e saj natyrale. Ajo theksoi se, edhe pse disa mund të mos e pëlqejnë mënyrën si duket, ajo nuk ndihet e detyruar të ndryshojë. Françeska theksoi:
“Edhe nëse të tjerët nuk e pëlqejnë mënyrën se si dukem, nuk më intereson. Nuk mund t’i kënaqësh kurrë të gjithë. Do të jetë gjithnjë dikush që nuk pëlqen diçka rreth teje, kështu që pse të të interesojë?! Kjo është fytyra ime dhe kështu dëshironte Zoti që të dukesha, ndaj nuk kam në plan ta ndryshoj!”
Përmes këtij mesazhi, Françeska ka dëshmuar se është e vendosur për të mbajtur autenticitetin e saj dhe për të mos u ndikur nga presionet për të ndjekur standartet e bukurisë që shpesh diktohen nga shoqëria.